E TETA ME RADHË PËR PEJËN
Kerasani, stërvitje për Pejën
21 November, 2015 @20:16
Ndeshja ndaj Kerasan Prishtinës, ka kaluar sikur një stërvitje e lehtë për Pejën, që ka shënuar fitoren e tetë me radhë në Superligë këtë stinor, për të vazhduar formën e shkëlqyer.
Trajneri Branimir Pavic ka bërë disa eksperimente me lojtarë gjatë ndeshjes, derisa fitorja e verdhezinjëve asnjëherë nuk erdhi në dyshim. Prova e fundit, në çerekun e fundit për të treguar mbrojtjen, ka bërë që Peja të mos lejojë Kerasanin që të shënojë më shumë se 6 pikë në 10 minutat e fundit të ndeshjes, derisa përfundimtarja 54-102 tregon gjithçka.
Drilon Hajrizi me 23 pikë në 15 minuta lojë sa ka qenë në fushë, ka qenë më efikasi te Peja përsëri, derisa pikë dyshifrore kanë shënuar edhe Kevin Burwell 14, Arti Hajdari 13 dhe Beqë Kovaqi e Fisnik Rugova me nga 12.
Pavic i ka dhënë rastin krejt lojtarëve të Pejës në këtë ndeshje, derisa te ekipi vendas që po përjeton debutimin e hidhur në Superligë asnjë lojtar nuk ka arritur të shënojë pikë dyshifrore.
Statistikat ekipore
Kerasan Prishtina | Peja | ||
Çereku i parë | 15 | 39 | |
Çereku i dytë | 10 | 10 | |
Çereku i tretë | 23 | 23 | |
Çereku i katërt | 6 | 33 | |
Kërcime | 26 | 43 | |
Asistime | 10 | 24 | |
Bllokada | 1 | 6 | |
Topa të vjedhur | 5 | 17 | |
Topa të humbur | 32 | 18 | |
Tentime për tre pikë | 5/17 (29%) | 9/20 (45%) | |
Tentime nga loja | 20/65 (30%) | 42/73 (57%) | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 9/11 (81%) | 12/24 (50%) |
Statistikat individuale te Kerasan Prishtina
1 | Etnik Peci | 9 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
2 | Korab Muhadri | 9 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
3 | Genc Gashi | 9 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
4 | Ermir Gashi | 9 pikë | 4 kërcime | - |
5 | Ardit Beqiri | 7 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
6 | Qëndrim Ajazaj | 6 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
7 | Rinor Ahmeti | 3 pikë | 4 kërcime | - |
8 | Muhamedali Janjeva | 2 pikë | - | - |
9 | Dion Haxhosaj | 0 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
10 | Dion Pllana | 0 pikë | 1 kërcim | - |
Statistikat individuale te Peja
1 | Drilon Hajrizi | 23 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
2 | Kevin Bruwell | 14 pikë | 5 asistime | 3 kërcime |
3 | Arti Hajdari | 13 pikë | 5 asistime | 2 kërcime |
4 | Fisnik Rugova | 12 pikë | 9 kërcime | - |
5 | Beqë Kovaqi | 12 pikë | 3 asistime | 1 kërcim |
6 | Samir Zekiqi | 9 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
7 | Burim Zekiqi | 8 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
8 | Alban Veseli | 8 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
9 | Sam Muldrow | 5 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
10 | Rron Grapci | 1 pikë | 1 kërcim | - |
11 | Leonard Mekaj | 0 pikë | 1 asistim | - |