DEKLARATA E MARJAN ILIEVSKIT PAS NDESHJES
Loja u humb në sulm
20 November, 2015 @12:16
Sigal Prishtina përjetoi humbjen e parë në BIBL këtë stinor, mbrëmë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve ndaj Mornarit të Tivarit.
Përkundër se kishin epërsi të konsiderueshme në pjesë të parë, në pjesën e dytë Mornar u rikthye dhe doli fitimtar nga dueli.
“E nisëm ndeshjen shumë mirë. Luajtëm mirë në pjesë të parë. Kësaj radhe nuk e humbëm ndeshjen në mbrojtje, por në sulm. Shënuam 42 pikë në pjesë të parë, ndërsa vetëm 24 në pjesë të dytë,” ka thënë Ilievski për faqen zyrtare të ligës ballkanike.
“Kemi shumë presion pasi që po luajmë në tre gara brenda javës dhe në javën e kaluar kemi pasur 7 lojtarë të huaj në dispozicion, tash i kemi vetëm tre,” ka përfunduar ai.
Sigal Prishtina dhe Mornar kanë qenë ekipet e vetme pa humbje në BIBL këtë stinor dhe dueli i mbrëmshëm çoi malazezët në pozitë të parë, ndërsa Sigal Prishtina mbeti e dyta në Grupin A.