DEKLARATA E TRAJNERIT TË PEJËS PAS NDESHJES
Ndeshja nuk kryhet për 20 minuta
19 November, 2015 @14:18
Trajneri i Pejës, Branimir Pavic, po vazhdon me fitore si në Superligë ashtu edhe në Balkan League.
Ekipi i Pejës ka shënuar fitoren e radhës në BIBL dhe aktualisht ka marrë kryesimin e Grupit B me fitore ndaj Lovçenit mbrëmë.
“Ia nisëm mirë ndeshjes dhe krijuam diferencën. Në pjesë të dytë lojtarët tonë menduan se ndeshja u krye. Dua t’i uroj lojtarët e Lovcenit që luftuan deri në fund dhe gjithmonë kërkonin kthimin në lojë, derisa në një moment arritën edhe në 5 pikë dallim,” ka thënë Pavic, transmeton faqja zyrtare e BIBL fjalët e trajnerit kroat të Pejës pas fitores.
“Sidoqoftë, kjo është fitore shumë e rëndësishme për ne, kemi arritur vendin e parë në grup dhe një paralajmërim për lojtarët se asnjë ndeshje nuk përfundon me 20 minuta lojë,” ka shtuar ndër të tjera ai.
Peja është lidere e Grupit B të BIBL me 3 fitore e 1 humbje nga 4 ndeshjet e para.