SELEKTORËT E FEMRAVE
Kërveshi, Bajra dhe Shatri - emërohen përzgjedhës nga FBK-ja
21 December, 2018 @12:16
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e vet të mbajtur të enjten mbrëma (20.12.2018) i ka emëruar përzgjedhësit e Përfaqësueseve të Reja të Kosovës në të dyja konkurrencat.
U16
Përfaqësuesen U16 në konkurrencën e femrave do të udhëheq Edin Kërveshi.
FIBA Kampionati Evropian U16, Divizioni B, 15-24 gusht 2018, Sofje/Bullgari
Kosova në Grupin C së bashku me Sllovakinë, Kroacinë, Norvegjinë, Izraelin dhe Zvicrën.
U18
Përfaqësuesen U18 (F) do ta udhëheq Ilmen Bajra.
FIBA Kampionati Evropian U18, Divizioni B, 5-14 korrik 2019, Shkup/Maqedoni
Kosova në Grupin A së bashku me Slloveninë, Danimarkën, Finlandën, Estoninë dhe Norvegjinë.
U20
Përfaqësuesen U20 (F) do ta udhëheq Fidan Shatri, me ndihmës Ismet Feratin.
FIBA Kampionati Evropian U20, Divizioni B, 3-11 gusht 2019, Prishtinë/Kosovë
Kosova në Grupin A së bashku me Islandën, Kroacinë dhe Izraelin.
Ndërkaq, ndihmësit e secilës Përfaqësuese do të emërohen në ditët në vijim në koordinim me përzgjedhësit dhe Drejtorin e Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugovën.
Duhet theksuar se Përfaqësueset e Reja të Kosovës do të fillojnë me grumbullimet e para në fillim të muajit janar në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për të gjitha sfidat që i presin në vitin 2019.