NGA INFORMATORI NR. 14
Vendasit e dënuar nga xhiroja XIV
19 December, 2018 @8:58
Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Trepçës, që kanë luajtur si vendase në xhiron e XIV të Superligës, të fundit për këtë vit, janë dënuar nga FBK-ja për shkak të parregullësive që kanë shfaqur në këtë xhiro.
Kështu, Prishtina është dënuar për shkak të mosrepektimit të Nenit 48.13 të PG-së, me 100 euro.
Ky dënim i mosrespektimit të fanellave po përsëritet te bardhekaltërit.
Në anën tjetër, Trepça është dënuar me 300 euro. Kjo për shkak se në derbi ndaj Bashkimit, publiku mitrovicas ka hedhur në fushë shkrepëse dhe gjësende tjera, që kanë sjellë deri te ky dënim.
Prishtina kishte mposhtur Prizrenin në këtë xhiro, ndërsa Trepça Bashkimin.