TEAM OF THE WEEK 13
TOP 5-shja e javës në Superligë (XIII)
20 December, 2018 @23:43
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros XIII të Superligës së Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Elliott Cole, Leonard Mekaj, Dardan Berisha, Jordan Capps dhe AJ Davis.
Elliott Cole me 27 pikë, 6 kërcime e 4 asistime, luajti rolin kryesor në fitoren e Prizrenit kundër Trepçës.
Leonard Mekaj në fitoren e Yllit luajti me 14 pikë, por i ka ushqyer bashkëlojtarët e tij me 20 asistime ndaj Lipjanit.
Te Prishtina më i dalluari kundër Rahovecit ishte Dardan Berisha. Ai luajti me 25 pikë, 5 asistime e 4 kërcime, për ta vazhduar skuadra e tij bilanc perfekt, derisa Dardani u ndihmua edhe nga AJ Davis me 14 pikë e 10 kërcime, për të hyrë në TOP 5-shen e javës.
Jordan Capps i Bashkimit, i cili shpërtheu me 41 pikë e 8 kërcime, e përmbyll TOP 5-shen më të mirë të xhiros XIII.