FIBA EUROPE CUP: PRISHTINA - SZOLNOKI
Prishtina rrëmben fitoren në çerekun e 4
19 December, 2018 @20:49
Skuadra e Prishtinës arriti fitoren e parë në raundin e dytë në kuadër të FIBA Europe Cupit, duke e mposhtur skuadrën hungarez Szolnoki Olajin me rezultat 81-76.
Performanca fenomenale në çerekun e katërt, ia solli fitoren me vlerë të madhe Prishtinës.
Khalid Boukichou ishte koshashënuesi më i mirë me 18 pikë, derisa u dallua edhe Dardan Berisha me 17 pikë, 6 asistime e 5 kërcime.
Te Szolnoki më i dalluari ishte Strahinja Milosevic me 24 pikë e 18 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.
Kjo ishte fitorja e parë e Prishtinës në Grupin I në dy ndeshje të zhvilluara, derisa për skuadrën hungareze kjo ishte humbja e dytë.