KLUBET NGA PRIZRENI
Klubet sportive nga Prizreni me kërkesë të përbashkët për palestrën “Sezai Surroi”
20 May, 2021 @17:46
Klubet sportive nga Prizreni që kryejnë aktivitetet e tyre në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren, kanë bërë një kërkesë të përbashkët tek organet kompetente të Komunës.
Kërkesa është bërë me qëllim të rishqyrtimit të vendimi për vendosjen e qendrës së vaksinimit në palestrën “Sezai Surroi”, pasi që sipas tyre kjo do të pamundësonte aktivitetin sportiv dhe garues nga klubet sportive në këtë palestër.
Kërkesës së nisur nga KB Bashkimi tek Kryetari i Komunës, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i janë bashkëngjitur edhe klubet si KB Prizreni, KBF Bashkimi, KB Megabasket, KH Prizreni, KH Kolosi, KH Click, Klubi i Ping Pongut dhe Klubi i Karatesë.