Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HALL OF FAME

Kobe Bryant nominohet për Hall of Fame

Kobe Bryant nominohet për Hall of Fame


15 February, 2020 @0:55

Hall of fame, është një çmim, që është krijuar për nder të krijuesit të basketbollit James Naismith.

Këtë çmim, e fitojnë zakonisht personat që japin kontribut për basketbollin profesionist të SHBA-ve.

Listën prej 5 kandidatëve e kryeson i ndjeri Kobe Bryant.

Bryant e kishte humbur jetën tragjikisht së bashku me vajzën Gigi Bryant në një aksident me helikopter dhe e kishte pikëlluar tërë botën.

Përveç Bryantit në këtë list gjenden edhe Kevin Garnett, Tim Duncan, Tamika Catchings nga WNBA dhe trajneri Rudy Tomjanovich.


 
Të gjitha lajmet nga NBA