Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL EIGHT

Konfirmohet, “FINAL EIGHT” luhet me shikues

Konfirmohet, “FINAL EIGHT” luhet me shikues


31 January, 2021 @11:49

Shikuesit do të kthehen në palestër për ndeshjet e Kupës së Kosovës në “Final eight” që do të organizohet në Suharekë.

Për herë të parë pas përhapjes së pandemisë dhe zbatimit të masave anti-covid, ndeshjet e basketbollit në vendin tonë do të luhen me shikues.

Kjo është konfirmuar edhe nga skuadra e Golden Eagle Yllit, e cila është organizatore e kësaj ngjarjeje. Megjithatë numri i pjesëmarrësve në sallë do të jetë i limituar.

“Pas përpjekjeve të shumta të Golden Eagle Yllit si organizator në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës, ju njoftojmë që në ndeshjet e Vllesa&Pagesa Final 8 Kupa e Kosovës në basketboll do të jenë të pranishëm 200 shikues. Natyrisht basketbolli luhet për shikues dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, në vendin ku ky sport është më shumë se sport,” thuhet në njoftimin e Yllit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga