RADOVIC - PAS NDESHJES
Kontrolluam vetëm fillimin
3 March, 2016 @19:50
Trajneri i Teodos Dragan Radovic ka thënë se arsyeja e humbjes së ekipit të tij nga Bashkimi është mos-kontrollimi i ndeshjes pas çerekut të parë.
“Ne kontrolluam lojën vetëm në fillim të saj. Pastaj Bashkimi mori veten. I uroj ata për lojë të mrekullueshme. Mundësinë për gjysmëfinale do ta kërkojmë në dy raundet e fundit grupore,” ka thënë Radovic pas ndeshjes, shkruan faqja zyrtare e BIBL sot.
Teodo ka përjetuar humbjen e parë në fazën e dytë grupore të BIBL nga Bashkimi mbrëmë. Ekipi nga Tivati i Malit të Zi, ka qenë i pamposhtur deri sa u përballë me atë të Prizrenit për herë të dytë.