VJEN FITORJA

Kosova arrin fitoren e parë me Greenbergun
18 July, 2017 @19:44
Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitoren e parë nën drejtimin e amerikanit, Brad Greenberg.
Kosova ka mposhtur sot Sllovakinë në miqësoren e zhvilluar në Bratislava 69-61, ku më efikasi ka qenë Dardan Berisha me 18 pikë të shënuara dhe 7 asistime, prej të cilave disa pikë vendimtare në çerekun e fundit të ndeshjes, ka bërë të ditur FBK-ja sot.
Çereku i parë i ndeshjes përfundoi 18-17 për Kosovën, ndërsa i dyti 19-16, për të mbyllur pjesën e parë në të mirë të Kosovës, 37-33.
Fisnik Rugova shënoi 14 pikë në këtë fitore, ndërsa Erjon Kastrati kontribuoi me 12 të tjera.
Kjo ka qenë fitorja e parë e Kosovës në ndeshje miqësore nën drejtimin e selektorit të ri, Brad Greenberg.
Nesër pasdite, prej orës 16e30, Kosova zhvillon edhe një miqësore me Sllovakinë, para se të kthehet në vend, pas së cilës ka të aranzhuara edhe 2 miqësore me Shqipërinë.
Pas kësaj, Kosova nis ciklin parakualifikues për Botëror, ku në grup ka IRJ Maqedoninë dhe Estoninë.