EURO U-20/ DIV B
Kosova U20 mposhtet nga Hungaria U20
18 July, 2017 @14:42
Shpresat e Hungarisë sot kanë ndërprerë ritmin e fitoreve të Kosovës në Europianin U20 të Divizionit B.
Hungaria ka mposhtur me 25 pikë dallim bashkëmoshatarët e Kosovës, të cilët rival të denjë ishin vetëm në gjysmën e parë të çerekut të parë.
Më pas gjithçka shkoi në ritmin e hungarezëve, të cilët herë e ngrisnin e herë e ulnin tempon e lojës, derisa Kosova u tregua pak më e mirë se ata, krejt në fund të ndeshjes, për të zbutur rezultatin përfundimtar, 80-55.
Në përballjen e sotme, asnjë lojtar i Kosovës nuk ka arritur të shënojë pikë dyshifrore. Për 37 minuta Rinor Peci shënoi 9 pikë e 4 kërcime, duke shutuar 4-0 për tre pikë.
Dion Haxhosaj dhe Egzon Kuqi shënuan nga 8 pikë ndërsa Bardhosh Kelmeni shtoi 6 të tjera në humbje.
Me këtë Hungaria, por edhe Kosova tash kanë bilanc të njejtë dhe fati i tyre varet nga ndeshja tjetër, kur Kosova luan ndaj Portugalisë.
Portugalia është kundërshtare e radhës për Kosovën, ku djelmoshat e drejtuar nga Jeton Nixha do të mësojnë se a shkojnë në çerekfinale, apo këtu përfundojnë misionin në Oradea të Rumanisë.