EURO U-20/ DIV B
Shqipëria U20 e pafuqishme ndaj Gjeorgjisë
18 July, 2017 @13:33
Pas humbjes së pafat ndaj IRJ Maqedonisë në vazhdime pardje, Shqipëria U20 sot është mposhtur keq nga bashkëmoshatarët gjeorgjianë, në përballjen e Grupit C të Europianit në Divizionin B, që po mbahet në Oradea të Rumanisë.
Shqipëria është mposhtur me 49 pikë dallim prej Gjeorgjisë, duke pësuar 53-102 në fund, ndërsa në pjesë të parë kanë shënuar 15 pikë, karshi 56 të shënuara nga bashkëmoshatarët gjeorgj.
Daniel Lekndreaj ka qenë më i dalluari në këtë humbje te Shqipëria U20. Ai ka shënuar 14 pikë për kuqezinjtë, ndërsa ka regjistruar edhe 3 kërcime të tjera.
Përveç tij, vetëm edhe Kristi Gorea ka shënuar pikë dyshifrore, duke shtuar 10 pikë në llogari të tij, që nuk mjaftoi as për të rrezikuar kundërshtarin sot.
Pas kësaj humbjeje, Shqipëria U20 ka bilanc 1-2, ndërsa Gjeorgjia U20 3-1 dhe është e para në Grupin C.
Nesër në përballje ndaj vendasve të Rumanisë U20, kuqezinjtë mbyllin europianin në Oradea.