PËRFAQËSUESJA U20
![Kosova mposhtet edhe nga Irlanda Kosova mposhtet edhe nga Irlanda](https://topsporti.com/images/uploads/_new_article_sans/KosovaU20_fibau20_july_2016.jpg)
Foto: FBK
Kosova mposhtet edhe nga Irlanda
20 July, 2016 @15:11
Në ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit C, Divizioni B të Kampionatit Europian për grupmoshat U20, Kosova është mposhtur nga Përfaqësuesja e Irlandës.
Përfaqësuesja e Kosovës ishte më e mirë vetëm në çerekun e parë, ndërsa më pas irlandezët morrën kontrollin e lojës dhe takimi u mbyll me rezultat 67-52 në disfavor të Kosovës.
Për Kosovën më të dalluarit ishin Rinor Peci me 15 pikë dhe Ermir Gashi me 14 pikë e 7 kërcime, ndërsa në anën tjetër te irlandezët u dallua Flood me 21 pikë dhe Blount me 14 pikë e 17 kërcime.