PËRFAQËSUESJA U20
Greqia shumë e fortë për Kosovën
19 July, 2016 @19:19
Përfaqësuesja U20 e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje të thellë sot ndaj Greqisë.
Djelmoshat kosovarë janë mposhtur nga bashkëmoshatarët e tyre grek me disavantazh prej 59 pikëve, 103-44.
Andi Shehu dhe Ermir Gashi ishin të vetmit nga Kosova që u munduan të bëjnë diç më shumë, duke shënuar nga 13 pikë secili, derisa te pala greke plot tetë basketbollistë e përmbyllën takimin me pikë dyshifrore.
Kjo ishte humbja e tretë e Kosovës në Kampionatin U20 Europian të divizionit B që po zhvillohet në Greqi dhe me këtë i humb edhe matematikisht gjasat për t’u kualifikuar nga grupi.
Ndeshjen e radhës dhe të fundit në grup, Kosova do ta luajë kundër Irlandës.