EUROBASKET 2017
Morina e vëllezërit Dragic, në listën sllovene
18 July, 2016 @14:09
Sllovenia ka paraqitur listën e gjërë të basketbollistëve që do t’i përgjigjen urdhërave të trajnerit, Igor Kokosov, para kualifikimeve për Eurobasket 2017.
Sllovenia është në një grup me Kosovoën në kualifikime dhe llogaritet si favorit i këtij grupi.
Në listën e gjërë prej 21 lojtarëve vend ka gjetur edhe Gëzim Morina, që stinorin e kaluar ishte pjesë e Sigal Prishtinës, ndërsa yje të reprezentacionit janë dyshja Dragic.
Goran Dragic është aktualisht pjesë e Miami Heat, ndërsa Zorani ka qenë ish lojtar i Miami Heatit e Phoenix Sunsit.
Deri më 31 gusht kur nisin kualifikimet, Sllovenia do të luajë miqësore me Belgjikën, Bosnjen, Portugalinë, Islandën, Poloninë dhe Austrinë.
Lista e të ftuarve të Sllovenisë:
Jaka Blazic Tomaz Bolcina Domen Bratoz Vlatko Cancar Ziga Dimec Goran Dragic Zoran Dragic Jaka Klobucar Luka Kraljevic Luka Lapornik Miha Lapornik Blaz Mahkovic Gezim Morina Edo Muric Mitja Nikolic Alen Omic Klemen Prepelic Matic Rebec Zan Mark Sisko Gasper Vidmar Sasa Zagorac |