KOSOVA U18
![Kosova e bronztë në Divizionin C Kosova e bronztë në Divizionin C](https://topsporti.com/images/uploads/_new_article_sans/KosovoU18_vs._San_Marino_fibamu18_july_2016_2.jpg)
Foto: FBK
Kosova e bronztë në Divizionin C
15 July, 2016 @17:20
Pasi humbi rastin për finale pas humbjes së djeshme ndaj Azerbejxhanit, Kosova U18 ka mposhtur San Marinon në ndeshjen për vendin e tretë, për ta mbyllur kështu kampionatin evropian, Divizioni C me medalje të bronztë.
Përfaqësuesja e Kosovës ishte në epërsi gjatë gjithë takimit, duke shënuar mbi 20 pikë në secilin prej çerekëve të takimit dhe fituesi pothuajse dihej që nga fillimi i takimit. Takimi u mbyll me rezultat 57-100 në të mirë të Kosovës.
Më i dalluari për Kosovën në këtë takimi ishte Gent Shala, i cili realizoi double-double me 12 pikë e 15 kërcime, ndërsa 16 pikë shtoi edhe Vigan Gashi.