UNITED BASKETBALL
![Gjilani me skuadër të re Gjilani me skuadër të re](https://topsporti.com/images/uploads/_new_article_sans/united_basketball_team_jul_16.jpg)
Gjilani me skuadër të re
15 July, 2016 @15:41
Në qytetin e Gjilanit është formuar edhe një skuadër me emrin United Basketball, që do të garojë sivjet në Ligë të parë.
Në këtë skuadër, do të jenë pjesë shumica e basketbollistëve që kanë luajtur për KB Dritën si: Qëndrim Demi, Arian Mehmeti, Driton Sylejmani, Amir Bunjaku, Bardh Jakupi etj.
Në krye të skuadrës do të jetë trajneri Laurant Ibrahimi, derisa klubi posedon edhe grupmoshat kadetë dhe juniorë.
Qëllimi kryesor i United Basketball është inkuadrimi në Superligë, derisa lojtarët dëshirojnë që ta rikthejnë intersimin e basketbollit në qytet.