EURO U-20 DIV B
Britanikët mposhtin edhe Kosovën
17 July, 2016 @12:31
Pasi që triumfoi ndaj Shqipërisë në ditën e parë të europianit U-20 të Divizionit B, Britania e Madhe ka mposhtur edhe Kosovën sot.
Në fakt, Kosova U20 ia nisi më mirë ndeshjes. Djelmoshtat e drejtuar nga Ilir Selmani përfunduan çerekun e parë me epërsi të lehtë 13-11, por në vazhdim të ndeshjes nuk arritën t’i bëjnë mjaftueshëm ballë britanikëve, që me kohë ngritën epërsinë dhe përkundër luftës së të tanëve, ata shënuan fitore në fund.
Pharroh Gordon dhe Jules Dang Akodo kanë mbajtur barrën kryesore të lojës së Britanisë së Madhe. I pari shënoi 17 pikë e 6 kërcime, ndërsa i dyti kontribuoi me double-duble prej 15 pikëve dhe 10 kërcimeve në ndeshje për të shënuar fitore në fund, 72-58.
Basketbollistët e Kosovës treguan mjaft në këtë lojë, por 13 pikët e 8 kërcimet e Andi Shehut, si dhe 12 pikët e Ermir Gashit e 10 të tjerat e Blendi Kadushës nuk mjaftuan për të shënuar fitoren e dytë në Grupin C.
Pas kësaj ndeshjeje, Kosova ka bilanc 1-2 në Grupin C, ndërsa Britania e Madhe 3-0.