EURO U-20 DIV B
Kosova mposht Shqipërinë, çereku i fundit vendosi
16 July, 2016 @17:23
Basketbollistët e Kosovës U20 kanë arritur fitoren e parë në europian sot, duke e mposhtur ekipin e bashkëmoshatarëve nga Shqipëria.
Ndeshja ka qenë shumë interesante dhe përgjithësisht ka shkuar me diferenca të vogla, derisa në fund, në çerekun e katërt Kosova morri lojën në duart e veta për të fituar në fund, me 7 pikë epërsi.
Më efikasit te Kosova U20 sot kanë qenë Kadusha me 17 pikë, si dhe Peci e E. Gashi me nga 14, përkatësisht 13 pikë të shënuara.
Sa i përket vlefshmërisë në lojë, Blendi Kadusha ka qenë edhe aty më i dalluari me efiçencë 19, bashkë me Ermir Gashin.
Kadusha ka përfunduar ndeshjen me 17 pikë, 7 kërcime e 3 asistime, ndërsa Ermiri me 13 pikë, 9 kërcime e 3 asistime.
Te Shqipëria U20 më efikasit në humbjen e dytë me radhë të tyre në europian, kanë qenë: Tafilaj me 19 dhe Lekndreaj me 18 pikë tjera të shënuara.
Pas kësaj ndeshjeje, Kosova tash ka bilanc 1-1 në grup, ndërsa Shqipëria 0-2.