SHQIPËRIA U20

Shqipëria ende pa fitore
17 July, 2016 @19:59
Pas humbjeve ndaj Britanisë dhe Kosovës, vjen edhe humbja e tretë për Shqipërinë në Grupin C të Kampionatit Evropian për grupmoshat U20.
Greqia ishte më e mirë se Shqipëria gjatë gjithë takimit, ndërsa ndeshja u mbyll me rezultatin e thellë 97-35 në disfavor të Shqipërisë. Më i dalluari tek skuadra e Shqipërisë ishte Taflaj me 11 pikë, kurse te Përfaqësuesja e Greqisë u dallua Toliopoulos me 29 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Shqipëria e luan ndaj Holandës, ndërsa Greqia vendase në këtë kampionat e luan ndaj Kosovës.