STARTING 5's

Kosova-Norvegjia, 5-shet e para
27 February, 2022 @18:31
Pas pak nis ndeshja e tretë për Kosovën në Grupin C parakualifikues për Eurobasket 2025, ndërsa kundërshtari i saj përballë është Norvegjia, e cila kishte mposhtur Kosovën në Bergen.
Tash, Dardanët dëshirojnë t’ia kthejnë “borxhin” norvegjezëve për të dalë në vend të parë të grupit, ndërsa selektori ynë Chris Marmarinos dhe ai i mysafirëve, kanë vendosur për këtë pesëshe startuese për duelin.
KOSOVA: Scott Bamforth, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Erjon Kastrati, Gëzim Morina.
NORVEGJIA: Sjur Berg, Harald Frey, Karamo Jawara, Stian Mjoes, Chris-Ebou Ndow.