EURO U-16/ DIV B

Kosova U16 kalon lehtë Norvegjinë U16
17 August, 2017 @19:06
Basketbollistët shpresa të Kosovës, kanë arritur të shënojnë fitore të lehtë ndaj rivalëve të sotëm në Europianin e Divizionit B të grupmposhave nën 16 vjeç në Sofje.
Kosova me super lojën e Erhan Shollës dhe Nderim Ratkocerit ka mposhtur Norvegjinë 66-49 në luftë për pozitat 17-24 në kuadër të europianit. Me këtë fitore, Kosova tash do të luajë për pozitat 17-20, ndërsa më pas do të mësojë kundërshtarin e radhës.
Derisa Sholla ka përfunduar ndeshjen me 23 pikë, 8 kërcime e 3 asistime, Ratkoceri ka përfunduar takimin me double-double prej 21 pikëve dhe 17 kërcimeve shto këtu edhe 5 asistime tjera në fitore.
Përveç dyshes në fjalë, vetëm edhe Altin Gashi ka ëhënuar pikë dyshifrore në këtë fitore të Kosovës U16, 10 sosh, duke kontribuuar edhe me 6 kërcime e 1 asistim.