GRUPI C

Fati në duart tona, Estonia mposht Maqedoninë
16 August, 2017 @19:35
Estonia ka shënuar edhe fitoren e tretë me radhë në Grupin C parakualifikues për Botërorin ‘Kina 2019’ duke e mposhtur Maqedoninë sonte në Talin me 9 pikë dallim.
Ndeshja ka qenë shumë e ngushtë sa i përket rezultatit në tre çerekët e parë të saj dhe dallimin kryesor estonezët e bënë në 10 minutëshin e fundit, kur edhe krijuan distancë në rezultat, për përfundimtaren 74-65.
Kjo fitore kualifikon Estoninë tutje, ndërsa tash ata i vijnë Kosovës në konak më 19 gusht.
Një fitore e Kosovës ndaj Estonisë do ta kualifikojë Kosovën tutje. Në të kundërtën, Maqedonia do ta shijoj kualifikimin për shkak të dueleve të ndërsjella më të mira ndaj Kosovës.