PËR BASKETBOLLIN

FBK me kamp nacional
Teksti: FBK
16 August, 2017 @12:42
Në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe në mbështetje të FIBA Evropës dhe MKRS-së prej 20 deri më 24 Gusht 2017 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë do të mbahet Kampi Nacional për fëmijët e lindur në vitin 2002 (U-15) e më të rinj në të dyja konkurrencat, atë të meshkujve dhe të femrave.
Ky Kamp organizohet në kuadër të projektit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja, i cili mbështetet nga FIBA, ndërsa udhëhiqet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, derisa implementohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës, ajo e Maqedonisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.
PROJEKTI 2 VJEÇAR
Ky projekt është dyvjeçar, ndërsa ka filluar vitin e kaluar, ku deri më tani janë organizuar kampe nacionale nga federatat e lartpërmendura, pastaj kampe në shtetet pjesë e projektit, janë bërë vizita të trajnerëve në Turqi, janë organizuar turne në Stamboll, Shkup e Bukuresht, kurse të tjera aktivitete pritet të zhvillohen në muajt në vazhdim.
Kampi Nacional do të udhëhiqet nga trajneri amerikan, Chris Dial, i cili është koordinator i këtij projekti i emëruar nga FIBA Evropa. Ndërkaq atij do t’i asistojnë 15 trajnerë vendorë.
Duhet theksuar se nga ky Kamp do të bëhet përzgjedhja e 30 basketbollistëve dhe 6 trajnerëve, të cilët më pas do të udhëtojnë për në Botevgrad të Bullgarisë për të marr pjesë në Kampin Ndërkombëtar që organizohet në këtë vend prej 28 gusht deri më 2 shtator 2017.
Fëmijët dhe trajnerët do të jenë të vendosur në Konviktin numër VII në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, kurse stërvitjet do të zhvillohen në palestrën “1 Tetori” dhe në palestrën e sportit të Fakultetit të Shkencave Sportive.
THEKSIM:
Fëmijët dhe trajnerët duhet të jenë të dielën më 20.08.2017 në ora 09:00 tek Qendra e Studentëve në Prishtinë, ndërsa fëmijët duhet të marrin pajisje sportive me vete për aq ditë sa zgjatë Kampi. Fëmijët po ashtu duhet të marrin nga një top me vete.
Fëmijët pjesëmarrës të Kampit Nacional:
Arbë Hashani KB Riinvest Prishtina
Astera Tuhina KB Riinvest Prishtina
Agnesa Robaj KB Riinvest Prishtina
Enisa Kamerolli KB Vushtrria Basket
Fjolla Ajeti KB Kastrioti
Agnesa Rrahmani KB Kastrioti
Dea Pushkollu KB Riinvest Prishtina
Ervala Shabani KB Trepca
Dije Daku KB Drita
Diellza Dekaj KB Istogu
Sara Vraniqi KB Junior 06
Selim Hasani KB Rinia Podujevë
Albin Berisha KB Peja Pejë
Albin Braha KB Vushtrria Basket Vushtrri
Arbër Rushiti KB Junior-06 Prizren
Ardit Gashi KB ProBasket Prishtinë
Ari Karaxhija KB Kerasan Prishtina Prishtinë
Arlind Krasniqi KB PejaPejë
Art Rrustemi KB ProBasket Prishtinë
Artil Isufi KB Ylli 04 Prizren
Bledar Thaqi KB M-Junior Prishtinë
Blendi Mehana KB Vushtrria Basket Vushtrri
Bleonis Tanushi KB Vëllaznimi Gjakovë
Denis Zenelaj KB Kerasan Prishtina Prishtinë
Diar Çaka KB Vushtrria Basket Vushtrri
Diellor Maksuti KB Drita Gjilan
Dion Sheqiri KB Kerasan Prishtina Prishtinë
Don Polloshka KB M-Junior Prishtinë
Eron Bajraktari KB M-Junior Prishtinë
Donat Rexhepi KB Kerasan Prishtina Prishtinë
Drin Maloku KB Drita Gjilan
Drinor Gashi KB M-Junior Prishtinë
Erik Morina KB Drita Gjilan
Ernest Gegaj KB PejaPejë
Etrit Mjeku KB Vushtrria Basket Vushtrri
Fisnik Kraki KB Peja Pejë
Genc Zeqiri KB Kerasan Prishtina Prishtinë
Genis Mati KB Vëllaznimi Gjakovë
Hajriz Hazeri KB Kalaja Prizren
Irfan Rushiti KB Kastrioti Ferizaj
Jon Rramushi KB Golden Basket Prishtinë
Leart Peni KB Vëllaznimi Gjakovë
Leuard Shaljani KB As-Kastrioti Obiliq
Liorit Morina KB Kalaja Prizren
Lirak Dervishi KB Vushtrria Basket Vushtrri
Luan Gaxha KB Ylli 04 Gjakovë
Nart Jashari BB M-Junior Prishtinë
Neron Papuqi KB PejaPejë
Renat Berisha KB Kerasan Prishtina Prishtinë
Rinol Gashi KB Trepça Mitrovicë
Shpat Mustafa KB Kerasan Prishtina Prishtinë
Shpat Syla KB Trepça Mitrovicë
Blin Gashi KB Kastrioti Ferizaj
Eliot Peci KB Kerasan Prishtina Prishtinë
Endrit Haxhijakupi KB Peja Pejë
Ensar Kryeziu KB Junior-06 Prizren
Orges Nuredini KB Kastrioti Ferizaj
Orges Shatri KB Istogu Istog
Yllmir Merovci KB Vushtrria Basket Vushtrri
Diart Gashi Prishtina
Trajnerët:
Ibrahim Karabeg
Lorik Kllokoqi
Gyltekim Selimi
Taulant Dupa
Somel Shaqiri
Korab Maloku
Besnik Podvorica
Diamant Shabani
Donat Karaxha
Qëndrim Demi
Izet Tahiri
Astrit Tuhina
Driton Rraci
Arbnore Pequku
Gentiana Ismaili