PËRFAQËSUESJA - LIVE
Përfundon ndeshja
3 September, 2016 @21:46
ÇEREKU I FUNDIT
Ka përfunduar ndeshja me fitoren e Ukrainës me rezultat 63-70. Ndeshja ishte e barabartë deri në çastet e fundit, mirëpo në momentet vendimtare Ukraina u tregua më e vëmendshme.
ÇEREKU I TRETË
Çereku i tretë ka përfunduar me rezultat 52-52. Ky çerek filloi me shumë topa të humbur të Kosovës, mirëpo më pas Kosova u kthye në lojë me Granit Rugovën që zhvilloi një çerek shumë të mirë me disa shënime radhazi. Deri më tani, ende prin Doellman me 18 pikë, ndërsa pas tij vjen Fisnik Rugova me 8 pikë. Dardani ka 7 dhe Granit Rugova po ashtu 7.
ÇEREKU I DYTË
Ka përfunduar pjesa e parë e takimit me rezultat 34-32 në të mirë të Kosovës. Për Kosovën më të dalluarit mbesin Justin Doellman me 15 pikë dhe Dardan Berisha me 7 pikë e 3 asistime. Fisnik Rugova ka 6 pikë, ndërsa Gazmend Sinani ka shtuar 4 sosh.
ÇEREKU I PARË
Me rezultat 17-17 është mbyllur çereku i parë. Më të dalluarit tek përfaqësuesja e Kosovës deri më tani janë Justin Doellman me 9 pikë, Fisnik Rugova me 4 pikë dhe Dardan Berisha me 4 pikë.
Pesëshja startuese e Kosovës është: Jaren Sina, Drilon Hajrizi, Dardan Berisha, Justin Doellman dhe Fisnik Rugova.