KOSHASHËNUESI
Dardan Berisha: Bashkë për shfaqjen e suksesshme
3 September, 2016 @11:23
Dardan Berisha ka qenë lojtari që shënoi më së shumti pikë për Kosovën në duelin e parë zyrtar.
Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës dhe Pejës, në 35 minutat e kaluara në parket ndaj Sllovenisë shënoi 21 pikë ndaj Sllovenisë dhe regjistroi 3 asistime.
Ai sonte pret që ekipi të jetë i bashkuar për të treguar shfaqje të suksesshme ndaj Ukrainës, në duelin e dytë kualifikues.
“Në ndeshjen e parë ndaj Sllovenisë, nuk kemi pritur fitore, por s’kemi pritur as humbje kaq të thellë,” ka thënë fillimisht Dardani.
“Sidoqoftë, tash duhet të bashkohemi të gjithë ashtu që të gjejmë motivin për shfaqje sa më të mirë dhe të suksesshme në duelin e sontëm,” ka thënë 28 vjeçari që këtë verë kaloi në elitën polake te ekipi i Polfarmex Kutnos.
Kosova sonte pret Ukrainën në Mitrovicë dhe ndeshja nis në ora 20:00.