DUELET E FUNDIT TË XHIROS
Kryesuesit luajnë sot, lufta për Play-Off
11 March, 2018 @0:58
Dy përballjet e fundit të xhiros XXI të Superligës së Kosovës zhvillohen sot, ku Rahoveci pret Sigal Prishtinën në Shani Nushi të Gjakovës në përballjen me fillim në ora 17:00.
Ndërsa në duelin tjetër të ditës, Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen që nis në ora 19:00 në Sezai Surroi të Prizrenit.
Derisa Sigal Prishtina është ende e pamposhtur në Superligë, Bashkimi thuajse ka siguruar edhe matematikisht Play-Offin.
Në anën tjetër, Rahoveci dhe Trepça, janë skuadrat në pozitën katër dhe pesë dhe po luftojnë ende për një vend që do t’i dërgonte në Play-Off.
Aktualisht, Rahoveci qëndron më mirë sesa ekipi mitrovicas, pasi që ka bilanc 11-9, ndërsa Trepça të kundërtën, 9-11.