MEGASPORTS - PRISHTINA E RE
Vjen fitorja e parë e Megasportsit
9 March, 2018 @13:24
Fitorja e parë e skuadrës prizrenase Megasports, erdhi dje në ndeshjen kundër Prishtinës së Re.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Edon Godeni, e mposhti kundërshtarin me rezultat 69-55.
Megasportsi në këtë ndeshje, luajti shumë mirë në mënyrë ekipore.
Pas 8 xhirove, Megasporti e regjistroi fitoren e parë të stinorit, derisa aktualisht gjenden në pozitën e fundit, kurse të dielën do të përballen me Vëllaznimin në palestrën “Sezair Suroi”.