ROCKETS - RAPTORS

Seria prej 17 fitoreve radhazi, përfundon
10 March, 2018 @10:06
Toronto Raptors, arriti t’i thotë “stop” Houston Rocketsit. Borozani.com
Houston Rockets, që e kishte kapur një seri prej 17 fitoreve rresht, sot në mëngjes pësoi nga Toronto Raptors me rezultat 108-105.
James Harden, edhepse shkëlqeu me 40 pikë e 4 asistime, nuk arriti që t’ia vazhdon serinë e fitoreve skuadrës.
Ndërsa në anën tjetër, te Toronto më i miri ishte Kyle Lowry me 30 pikë e gjashtë asistime.
Pas 17 ndeshjeve Houston e shijoi humbjen, por megjithatë ende gjendet në pozitën e parë në Konferencën Perëndimore me bilanc prej 51 fitoreve e 14 humbjeve, derisa edhe Toronto gjendet në krye të Konferencës Lindore me 48 fitore e 17 humbje.