BASHKIMI / FADIL SAHITI
Kryetari lë kampionin
4 November, 2018 @18:26
Kryetari i deritashëm i Bashkimit, Fadil Sahiti, është tërhequr nga pozita e tij te kampioni aktual i Superligës në basketboll, Bashkimi.
Në një bisedë me TopSporti.com, Fadil Sahiti ka treguar arsyet e dorëheqjes.
Deklarata e plotë e kryetarit të deritashëm të Bashkimit:
“Arsyet për të cilat kam vendosur të largohem nga klubi janë të ndryshme:
- Mungesa e dëshirës për themelimin e shkollës së basketbollit
- Jo-transparencë në publikim të shpenzimeve të klubit.
- Rezultate të dobëta të ekipit të parë që lidhen kryesisht me joprofesionalizëm nga ana e trajnerit dhe drejtorit sportiv.
- Klubi i ka lënë liri të plotë të dyve në përzgjedhje të lojtarëve të huaj. Rezultatet e dobëta të ekipit janë të lidhura pikërisht me punën e dobët të trajnerit dhe një aleancë të çuditshme me drejtorin sportiv të klubit.
- Arsyetimi i vetëm i këtij trajneri për rezultate të dobëta është që klubi s’ka lojtarë cilësor vendor. Unë nuk pajtohem me këtë konstatim, është detyrë e trajnerit të ngrit cilësinë e tyre.
- Mungesa e shikueshmërisë gjatë ndeshjeve në Prizren tregon më së miri ku është gjendja e klubit. Klubi ka humbur edhe mbështetjen e tifozëve, Arpagjikëve.
Duke i marrë parasysh të gjitha këto, kam vendos të dorëhiqem”, ka thënë Sahiti për TopSporti.com
Bashkimi aktualisht ka bilanc prej 3 fitoreve e 4 humbjeve pas 7 ndeshjeve të zhvilluara.