Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TËRHIQET SHORTI I BASKETBALL CHAMPIONS LEAGUE

Kualifikimet: Trepça ndaj Keravnosit në Ligë të Kampionëve

Kualifikimet: Trepça ndaj Keravnosit në Ligë të Kampionëve


Teksti: FBK

26 June, 2024 @12:37

Kampionia e Kosovës, Trepça ka mësuar kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Kjo është hera e parë që mitrovicasit janë pjesë e kualifikimeve të kësaj gare.

Në turneun kualifikues do të përballen me skuadrën e Keravnos (Qipro), ndërsa fituesi i këtij takimi luan në gjysmëfinale kundër kampionit të Çekisë, Nymburk.

Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit nga takimet në mes të: Kutaisi (Gjeorgji), Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni).

Katër turnetë e raundit kualifikues do të zhvillohen midis 15 shtatorit dhe 22 shtatorit.

Orari i detajuar i ndeshjeve, si dhe vendi i zhvillimit, do të shpallen në korrik.

Në kualifikime janë 24 skuadra që do t’i bashkohen 28 skuadrave që tashmë janë përcaktuar për edicionin e ri.

Edicioni i ri do të fillojë më 1 tetor 2024.


 
Të gjitha lajmet nga