Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

Kupa e Ligës së Parë: Vëllaznimi pa telashe në finale

Kupa e Ligës së Parë: Vëllaznimi pa telashe në finale


11 February, 2020 @15:48

Skuadra gjakovare, Vëllaznimi, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në kuadër të Ligës së Parë, e mposhti me lehtësi Istogun me rezultat 77-54 dhe u kualifikua në finale.

Vëllaznimi që nga fillimi i ndeshjes e deri në fund nuk ia lëshoi epërsinë kundërshtarit dhe kështu u kualifikua për herë të dytë rresht në finale të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë.

Rron Koshi ishte më i dalluari te Vëllaznimi me 22 pikë e 5 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Terrick Phillips me 21 pikë e 12 kërcime.

Te Istogu Diamant Shabani me 19 pikë dhe Mirlind Zekaj me 12 pikë ishin të vetmit me pikë dyshifrore.

Vëllaznimi në finale të Kupës do të takohet me fituesin nga dueli AS Prishtina - Drita, që luhet më 13 shkurt në ora 14:00.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë