Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS PËRFUNDIMIT TË XHIROS XII

Kuptohen të gjithë pjesëmarrësit e PlayOffit në Ligën Unike

Kuptohen të gjithë pjesëmarrësit e PlayOffit në Ligën Unike


10 March, 2022 @21:50

Me përfundimin e xhiros XII të stinorit të rregullt të Ligës Unike, janë bërë të ditur të gjithë pjesëmarrësit e fazës PlayOff të kësaj lige.

Kështu, me bilancin 2-10 në dy pozitat e fundit të renditjes Kamza dhe Vllaznia kanë përfunduar misionin e tyre këtë stinor në Ligën Unike, ndërsa dy xhirot e fundit do t’i luajnë sa për prestigj.

Ylli ka siguruar vendin e parë, sikurse edhe Peja që ka vulosur vendin e dytë në renditje. Të dyja këto skuadra shkojnë direkt në Final Four të Ligës Unike.

Mbetet të shihen nga katër skuadrat tjera, cila do të përfundojë në cilën pozitë, për tu qartësuar duelet e cerekfinale të PlayOffit të garës, pasi që gjithcka mund të ndërrojë në dy xhirot e fundit aty.

Ekipet prej pozitës së tretë deri në pozitën e gjashtë do të luajnë në çerekfinale, por ende nuk dihet kush me kë do të ndeshet në luftë për Final Four, pasi që një fitore (plus, minus) i dallon nga pozita përfundimtare në stinor të rregullt.

E aty takohen, pozita tre (aktualisht Prizreni’16) me pozitën gjashtë (aktualisht Rahoveci), ndërsa çifti tjetër përbëhet prej pozitës katër dhe pesë (aktualisht Teuta dhe Tirana).

Kliko për të parë tabelën brenda lajmit


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike