Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TIRANA - TEUTA

Tirana mposhtë Teutën, për tu barazuar në renditje

Tirana mposhtë Teutën, për tu barazuar në renditje


10 March, 2022 @21:35

Tirana ka shënuar fitore si vendase sot në Farie Hoti të Tiranës ndaj Teutës, për tu barazuar në bilanc skuadrat përkatëse.

Basketbollistët e drejtuar nga Erkand Karaj kanë mposhtur mysafirët nga Durrësi me rezultat 80-76 [14-20, 23-16, 26-20, 17-20].

Julian Hamati me 17 pikë e 9 kërcime ka qenë më i miri te Tirana sonte, ndërsa në fitore kontribut të madh ka pasur edhe qendra Endrit Hysenagolli që ka kryer lojën me dyshifror të dyfishtë, prej 14 pikëve dhe 16 kërcimeve.

Mundi i Tamas Bruce prej 22 pikëve nuk ka mjaftuar për Teutën e drejtuar nga Melzin Lazimi, që ka pësuar humbjen e gjashtë të stinorit.

Të dyja skuadrat tash kanë bilanc 6-6 kur kanë mbetur edhe dy xhiro para fundit të stinorit të rregullt dhe nëse nuk ndërron diçka në xhirot e mbetura - ato do të ndeshen mes veti në çerekfinale të PlayOffit për të kërkuar biletën për Final Four të Ligës Unike.



LIGA UNIKE, MESHKUJT - TABELA AKTUALE:

1 Ylli 11-1 Final Four
2 Peja 9-3 Final Four
3 Prizreni'16 7-5 PlayOff
4 Teuta 6-6 PlayOff
5 Tirana 6-6 PlayOff
6 Rahoveci 5-7 PlayOff
7 Kamza 2-10 x
8 Vllaznia 2-10 x

 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike