MATCH REPORT: SHQIPËRIA - PORTUGALIA

Foto: FIBA
Kuqezinjtë mposhten nga Portugalia dhe eliminohen
28 November, 2020 @21:03
Shqipëria është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë të nëntorit në kuadër të Grupit A të parakualifikimeve për Botërorin 2023.
Me këtë humbje, kuqezinjtë janë eliminuar nga mundësia për kualifikim tutje, pasi që tashmë kanë bilans 1-3 dhe të dyja ndeshjet ndaj rivalit direkt Portugalisë, i kanë të humbura.
Pas pjesës së parë pak më stabile dhe çerekut të tretë të fituar, kuqezinjtë e drejtuar nga Afrim Bilalli në 10-minutëshin final të ndeshjes u futën me minus 7 pikë.
Por në çerekun e fundit portugezët hynë me plotë forcë për t’i dhënë goditjen përfundimtare Shqipërisë 70-88 [16-22, 21-26, 25-21 dhe 8-19] dhe për të siguruar kualifikimin, dy xhiro pa përfunduar faza grupore para-kualifikuese.
Selektori Mario Gomes i dha mundësi të gjithë lojtarëve të Portugalisë që të paraqiten në ndeshje, derisa më efikasi ka qenë Pedro Bastos me 16 pikë të shënuara, kurse më i miri në përgjithësi Diogo da Costa Ventura me 14 pikë, 4 kërcime e 7 asistime - që përfundoi ndeshjen me efiçencë, 20.
Te Shqipëria Gerti Shima me 18 pikë e 6 asistime ka qenë më efikasi, ndërsa me nga 17 pikë ndeshjen e kryen Juljan Hamati dhe Celis Taflaj. Shima ishte edhe lojtari më i mirë i kuqezinjëve në këtë ndeshje, duke arritur indeksin e efiçencës, 21.
Dy ndeshjet e fundit për kuqezinjtë, që zhvillohen në shkurt të vitit të ardhshëm do të jenë sa për prestigj, derisa tashmë puna e të kualifikuarve ka marrë fund.
TABELA AKTUALE:
1. Bjellorusia 4-0
2. Portugalia 3-1
3. Shqipëria 1-3
4. Qipro 0-4.
ISTOG

Terrick Phillips gjatë stinorit të kaluar, derisa luante për Vëllaznimin/ TOPSPORTI/ Arian Paçarizi
14 January, 2021 @15:05
KB Istogu që po përgatitet vrullshëm për pjesën pranverore të stinorit në Ligë të Parë të basketbollit, para pak çastesh…
SUHAREKË
14 January, 2021 @14:16
Ekipi suharekas nuk ka të ndalur me përforcime të dëshmuara dhe cilësore. Pas befasisë së bërë me prurjen e Erjon…
SHQIP NË BOTË

Foto: Parnu Official
14 January, 2021 @8:03
Një tjetër fitore për skuadrën estoneze Parnu në ligën e përbashkët të basketbollit të Estonisë e Letonisë. E më meritori…
KARAGAÇ

13 January, 2021 @13:32
Trajneri që kishte kualifikuar Maqedoninë e Veriut në Kampioantin Evropian të vitit 2003, Jordancho Davitkov, është trajner i ri i…
PËRFORCIMI I RADHËS TE VËLLAZNIMI

Andi Shehu, duke luajtur për Kosovën U-20/ Foto: FIBA
11 January, 2021 @17:51
Vëllaznimi i Gjakovës vetëm një ditë pas paralajmërimit për përforcime të reja në skuadër, sot ka zyrtarizuar jo një, por…