PEJA

BOROZANI/Lis Dorambari/Arkiv
Kurtovic i kënaqur me përforcimet
5 February, 2015 @14:56
Peja ka arritur të zgjerojë bilancin pozitiv në Balkan League, duke e mposhtur Mornarin ditë më parë në Karagaç dhe tashmë ka bilanc 3-0, duke mbledhur 6 pikë në Grupin C.
Në këtë ndeshje debutuan treshja amerikane, Jaleel Nelson, Janou Rubin dhe Mario Austin, ndërsa trajneri kroat i Pejës, Boris Kurtovic, është shprehur të jetë i kënaqur me përforcimet e skuadrës, ka shkruar sot Koha Ditore.
“Jam i kënaqur me amerikanët. Rubin është një lojtar i mirë dhe ndaj Mornarit ka ndihmuar shumë, duke luajtur në pozitat 1 dhe 2. Austin është lojtar i madh, por atij i duhet kohë për të ardhur në formë. Ndërsa Nelsonin e njohin të gjithë, pasi që ka luajtur për Trepçën,” është cituar të ketë thënë kroati Kurtovic për Kohën Ditore sot.
Peja sot ka zyrtarizuar edhe një përforcim tjetër amerikan. Fjala është për Chris Smith, që me cilësi pritet t’i tejkalojë të gjithë këta të përmendurit më lartë.
Peja synon të arrijë të kualfikohet tutje edhe nga faza e dytë e grupeve në Balkan League për të arritur Final Fourin në këtë garë.
Kurse në vend, ata synojnë titullin dhe Kupën.