NE KLINE
Labinot Osmani kalon te Dukagjini
20 October, 2020 @16:29
Ish sulmuesi më i mirë i Superligës së Kosovës vite më parë, Labinot Osmani, që në stinorin e kaluar djersiti fanellën e Llapit, është anëtar i ri i ekipit nga Klina, KF Dukagjini.
Përmes një postimi në llogarinë e ekipit në Facebook, Dukagjini ka zyrtarizuar lojtarin, që gjatë stinorit të kaluar shënoi 3 gola e 6 asistime në 17 paraqitje për ekipin llapjan.
Ai ka përvojë të madhe në Superligë, duke qenë se ka luajtur për ekipin e Vushtrrisë, Prishtinës e Feronikelit.