Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOS ANGELES

Lakers hap qendrën stërvitore sot

Foto: NBA

Lakers hap qendrën stërvitore sot


16 May, 2020 @0:40

NBA në muajin e kaluar u ka komunikuar klubeve se më 8 maj ata do të mund të hapin qendrat stërvitore të skuadrave ashtu që lojtarët të mund të nisin stërvitjet individuale, para rifillimit të stinor.

Faqja zyrtare e NBA-së sot ka njoftuar se Los Angeles Lakers do të hap qendrën stërvitore të shtunën më 16 maj, pasi që ka marrë leje edhe prej qeverisë së LA.

Stërvitjet do të nisin sipas protokollit të përshkruar të NBA-së, ku është thënë se më shumë se katër basketbollistë nuk mund të jenë në të njëjtin moment në palestër.

Lakers është lider i Konferencës Perëndimore në NBA me bilans 49-14.


 
Të gjitha lajmet nga NBA