GJAKOVA
Largohet amerikani i Vëllaznimit
22 January, 2019 @18:05
Skuadra gjakovare Vëllaznimi, në pjesën pranverore të stinorit do të jetë pa amerikanin Robert Jerome Claypool.
Claypool, përmes llogarisë së tij personale në Facebook, ka thënë se nuk do të kthehet në pjesën tjetër të stinorit te skuadra kuqezi, derisa i falënderoi tifozët e skuadrës.
Vëllaznimi gjatë afatit kalimtar u përforcua me Arion Ballukun dhe Edmond Kryeziun, derisa aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 8 fitore e 1 humbje.