TE ARBËRIA

Largohet edhe një trajner në Ligë të Parë!
12 September, 2022 @21:03
Dorëhiqet edhe një trajner në Ligë të Parë. Kësaj radhe në Grupin B. Dhe atë pas vetëm katër xhirosh të zhvilluara.
Arbëria ka njoftuar se trajneri i ekipit Afrim Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, ndërsa në vend të tij është emëruar zëvendës trajneri i deritashëm i ekipit, Lulzim Gashi.
Në përgjithësi, ky është trajneri i dytë që largohet brenda pak javësh në Ligë të Parë, pas largimit të Petrit Rushitit nga A&N në Grupin A.
Përndryshe, Arbëria në xhiron e katërt ka shënuar fitoren e parë sezonale, ndërsa Krasniqi nuk ka qenë me ekipin në atë ndeshje.
Në xhiron e radhës, Arbëria ndeshet me ekipin e Vllaznisë së Pozharanit si mysafir.