PRISHTINA

Facebook/ KB Prishtina
Largohet Hadzic, Prishtina pa trajner
21 December, 2014 @12:21
Sigal Prishtina është në kërkim të një trajneri të ri. Borozani.com
Kampionja e Kosovës ka mbetur pa trajner pasi që trajneri i deritashëm, Sabit Hadzic, nuk do ta udhëheq skuadrën prishtinase në pjesën e dytë të kampionatit.
“Ju njoftojmë se Sigal Prishtina dhe trajneri Sabit Hadzic janë pajtuar që të mos vazhdohet kontrata deri në fund të sezonit. Kujtojmë se Hadzic kishte kontratë deri në dhjetor 2014,” thuhet ndër tjera në njoftimin e Sigal Prishtinës.
Hadzic me ekipin prishtinas ka fituar Superkupën e Kosovës, derisa ka pësuar vetëm tre humbje që nga shtatori kur ishte emërtuar trajner i bardhekaltërve.