SAS-POR

nba.com
Përsëri 3 vazhdime, përsëri pësuan
20 December, 2014 @12:15
Pas ndeshjes me Memphis Grizzlies, e cila është zgjatur tre here me vazhdime, kësaj radhe e njëjta gjë ndodhi edhe me Portland Trail Blazers.
San Antonio, në dy ndeshjet e fundit luajti gjashtë vazhdime, por në fund në të dy ndeshjet pësoi humbje.
Djelmoshat e Gregg Popovichit, pas humbjes ndaj arushave të Memphisit, dje pësuan humbje edhe ndaj Portlandit pas tre vazhdimeve me rezultat 129-119.
Damian Lillard, ishte më meritori me 43 pikë e 6 asistime, derisa u ndihmua edhe me 32 pikë e 16 kërcime nga LaMarcus Aldridge.
Në anën tjetër, nuk mjaftoi double-double i Tim Duncanit (32 pikë, 10 kërcime) për fitoren e Spursave.
Kjo ishte fitorja e katërt me radhë dhe e 21-ta në përgjithësi për Portlandin, i cili gjendet në pozitën e tretë në Konferencën Perëndimore me vetëm 4 humbje.
Video
San Antonio-Portland