Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAJON RONDO

Shkëmbimi i vitit

nba.com

Shkëmbimi i vitit


19 December, 2014 @17:26

Dallas Mavericks, më në fund arriti qëllimin që e kishte që nga viti i kaluar.

Pra, Rajon Rondo është transferuar në Teksas, së bashku me qendrën Dwight Powell, në shkëmbim me Brandan Wright, Jae Crowder e Jameer Nelsen.

Dallasi, për yllin Rondo, gjithashtu ia ofroi Bostonit dy të drejtat e Draftit (2015 dhe 2016).

Rajon Rondo, është njëri ndër asistuesit më të mirë në NBA. Ai gjendet në pozitën e parë sivjet me një mesatare prej 10.8 asistimeve për ndeshje.

28 vjeçari, gjatë karrierës së tij nuk ka luajtur në ndonjë skuadër tjertër përveç Boston Celticsit, me të cilin u shpall kampion në NBA në vitin 2008.

Rondo është zgjedhur katër herë All-Star deri më tani.


Video

Rajon Rondo



 
Të gjitha lajmet nga NBA