Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AS PRISHTINA - NEW BASKET

Latifaj me triple-double, AS Prishtina pa humbje

Latifaj me triple-double, AS Prishtina pa humbje


25 November, 2020 @19:43

Skuadra e vetme pa humbje AS Prishtina, fitoren e radhës e regjistroi kundër New Basketit me rezultat 93-76.

Djelmoshat e trajnerit Valetin Spaqi, dallimin e bënë në çerekun e tretë, duke pësuar vetëm 7 pikë dhe shënuar 27 pikë.

Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Rron Kurti me 28 pikë, por shkëlqeu edhe Alban Latifaj me triple-double prej 17 pikëve, 10 kërcimeve e 10 asistimeve.

Te New Basketi u veçuan Joshua Juddine me 25 pikë e 7 kërcime dhe Bardh Rexha me 20 pikë e 12 kërcime.

TABELA AKTUALE

AS Prishtina është në krye të tabelës me 6 fitore e 0 humbje, kurse New Basketi ka bilanc prej 2 fitoreve e 4 humbjeve.

Në xhiron e shtatë AS Prishtina takohet me Lipjanin, derisa New Basketi e pret Feronikelin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë