Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KING JAMES

LeBron me rekord të ri, tejkalon legjendën Pippen

LeBron me rekord të ri, tejkalon legjendën Pippen


25 February, 2015 @6:01

Ylli i Cleveland Cavaliers, LeBron James, ka shënuar rekord të ri në NBA, duke e tejkaluar Scottie Pippenin si sulmuesi me më së shumti asistime në NBA. 

James e arriti shifrën e 6 mijë e 142 asistimeve me 11 asistimet e tij të bëra sot në fitore të ekipit të tij ndaj Detroit Pistonsave. 

Kështu, James tashmë ka 7 asistime me shumë se legjenda e Chicago Bullsave, Pippen dhe do të vazhdojë të shkruajë histori në këtë aspekt. 

“Kur rritesha, e doja Michael Jordanin, mirëpo, si fëmijë nuk mendon se mund të rritesh dhe të bëhesh Jordan. Kam mësuar shumë nga loja e Scottie Pippenit, sepse ai ka qenë yll i llojit që do të mund të isha edhe unë në fushë. Kështu që thyerja e rekordit të tij, është ndjenjë e veçantë për mua,” ka thënë LeBron pas fitores së Cavaliersave ndaj Pistons 102-93 sot dhe rekordit të hatashëm të tij. 


 
Të gjitha lajmet nga