Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LAKERS - GS WARRIORS

LeBron show në LA, Lakers mposht Warriors

LeBron show në LA, Lakers mposht Warriors


6 March, 2022 @10:41

LeBron James ka shënuar rekord të karrierës së tij me Los Angeles Lakersin, duke shënuar 56 pikë, 10 kërcime e 3 asistime, kurse ka shutuar për tri pikë me saktësi 54.5% për të qenë kryesori në fitoren e ekipit të tij ndaj Golden State Warriors 124-116.

Derisa Lakers për herë të parë kaloi në epërsi në pjesë të dytë kur arriti 100-pikëshin, ka qenë një top i vjedhur i tyre pak para fundit të ndeshjes që çoi edhe një herë në këmbë palestrën, e krejt në fund një treshe e Carmelo Anthonyt vendosi. Ky i fundit luajti me 14 pikë.

 

Te Warriors Steph Curry shënoi 30 pikë e 1 asistim, Jordan Poole 23 pikë e 5 asistime, si dhe Jonathan Kuminga dha 18 pikë e bëri 5 kërcime në ndeshje.

 

Pas kësaj ndeshjeje Warriors janë 43-21 e Lakers 28-35.


 
Të gjitha lajmet nga NBA