PEJA
Lehtë ndaj Kastriotit
8 April, 2014 @21:25
Ndeshja e parë e mesjavës basketbollistike përfundoi pak më parë në palestrën Bill Clinton të Ferizajit. Ekipi vendas, Kastrioti u mposht thellë nga kampionja aktuale e Superligës, Peja, me rezultat 88-135.
Basketbollistët e udhëhequr nga Bujar Loci kanë qenë të pakapshëm për ekipin e fundit të renditjes tabelare, të cilët asnjëherë nuk kanë qenë kundërshtarë të denjë për kampionen - që ka arritur të shënojë fitore të thellë me lehtësi.
Kjo ka qenë ndeshja e dytë kampionale e verdhezinjëve nën udhëheqjen e Locit që ka përfunduar me fitore pas debutimit të tij në Final Four të Kupës së Kosovës ndaj Sigal Prishtinës.
Rezultatet dhe tabela aktuale.