SOFJE
Levski arrin Final Fourin
8 April, 2014 @20:34
Skuadra e Levskit të Sofjes ka arritur që të kualifikohet për herë të pestë me radhë në Final Four të Balkan League duke e mposhtur Kumanovën në Sofje, 95-86.
Kështu, skuadra bullgare që është nënkampione e kësaj gare nga stinori i kaluar ka arritur që pas dy përballjeve të dalë fituese ndaj maqedonasve dhe t’i bashkohet Galil Gilboas dhe Sigal Prishtinës në katërshen e madhe të kësaj gare.
Brandon Heath ka qenë koshashënuesi më i mirë i ekipit bullgar me 24 pikë të shënuara, derisa Lionel Chalmers shtoi 19 pikë tjera.
Për mysafirët, Ivan Miskovic me 21 dhe Marjan Janeski me 14 pikë kanë qenë më efikasit te ekipi humbës.
Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar javën e kaluar në Kumanovë kishte përfunduar baraz 74-74 dhe pas ndeshjes së kthimit të përfunduar pak më parë, me rezultat të përgjithshëm, 169-160, nënkampioni aktual i BIBL shkoi përpara.